Real Madridi gjen zëvendësuesin e Asensios, kërkon transferimin e Gnabryt

Real Madridi kanë gjetur zëvendësimin e anësorit të tyre, Marco Asensio.

Sport

16/06/2022 23:51

Asensio pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë, si pasojë e mungesës së minutave.

Spanjolli nuk është një titullar i padiskutueshëm, ndërsa ai dëshiron të jetë i tillë.

E ardhmja e tij mund të jetë në Itali apo në Angli, pasi ka oferta nga disa klube të mëdha.

Real Madridi në anën tjetër sipas raportimeve që po qarkullojnë, thuhet se kanë gjetur zëvendësuesin e tyre për atë pozicion, që është Serge Gnabry, përcjell lajmi.net.

Anësori gjerman nuk duket i lumtur te Bayern Munich, andaj do të largohet këtë merkato.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e Gnabryt te gjiganti spanjoll, pasi për të janë interesuar edhe ekipet të tjera./Lajmi.net/