Real Madrid transferon sulmues për 100 milionë euro
Real Madrid është duke planifikuar një përforcim të madh në sulm.

Sport
Real Madrid është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Por, e përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se blerja e reprezentuesit polak do t’i kushtojë klubit spanjoll rreth 100 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.
Lewandowski spekulohet se mund të largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni.
Andaj, “Los Blancos” janë të gatshëm të bëjnë një investim të madh duke e transferuar në Santiago Bernabeu.