Real Madrid synon katër top transferime falas verën tjetër

Real Madrid është i interesuar për të transferuar katër lojtarë si agjentë të lirë.

Sport

17/08/2021 16:10

Gjiganti spanjoll ka pasur humbje të mëdha që nga pandemia e COVID-19, andaj edhe nuk ka bërë ndonjë transferim të madh, transmeton lajmi.net.

Pas një edicioni të zhgënjyer stolin e Realit e mori Carlo Ancelotti, që nuk ka bërë transferime, përpos David Alaba.

Ndërkohë, Reali tani është duke menduar afatin veror të ardhshëm dhe do plotë katër transferime falas.

Sipas AS, Kylian Mbappe mbetet prioritet i Realit, ngase këtë verë PSG nuk pranon ta shesë këtë verë, as të negociojë.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është tjetër lojtar që pëlqehet nga Carlo Ancelottit dhe do jetë agjent i lirë në verë.

Francezi ende nuk ka rinovuar me “Djajtë e Kuq”, kurse ka raportime që negociatat që janë ndalur, por kërkohet edhe nga PSG.

Pos tij, Reali e do edhe yllin tjetër të Premierligës, pra Antonio Rudiger, që është titullar i padiskutueshëm te Chelsea, por me vetëm një vit kontratë të mbetur.

Në rast që nuk rinovon, “Los Blancos” do jenë të lirë të merren vesh qysh në janar.

Ndërkohë, klubi spanjoll do edhe mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka.

Mesfushori ka qenë titullar te Bayerni në edicionet e fundit, por lëndimet e shpeshta kanë ndikuar që klubi gjerman të mos i ofrojë rinovim./Lajmi.net/