Real Madrid – Roma, mesazhi i Benzemas para ndeshjes
Benzema respekton kundërshtarin, por kërkon vetëm fitore.

Sport
Real Madridi takohet me Romën në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi Karim Benzema, ka treguar respekt për italianët, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai tha që Roma është një ekip me lojtarë të fortë.
“Ata kanë një ekip të mirë me lojtarë shumë të mirë dhe sigurisht që s’do të jetë ndeshje e lehtë”, deklaroi Benzema.
“Ndeshja e parë në shtëpi është shumë e rëndësishme, ne duhet të kemi më shumë posedim se kundërshtari”.
“Reali është klubi më i madh në botë dhe në çdo ndeshje hyjmë për fitore”, shtoi ai. /Lajmi.net/