Real Madrid rivalizon PSG-në për Pogba

Real Madrid është gati të garojë me PSG-në për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

18/08/2021 13:39

Francezit i skadon kontrata vitin tjetër dhe ende nuk ka gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për rinovim të kontratës, transmeton lajmi.net.

Thuhet se mesfushori ka vendosur të largohet, me PSG-në që provoi ta transferonte edhe këtë verë.

Sipas AS, edhe Real Madrid do e studio Pogba si mundësi, në rast që fituesi i Kupës së Botës vendos të largohet.

Mediumi raporton se 28-vjeçari do zgjedhë Realin para PSG-së, pavarësisht që skuadra franceze është më superiore nga ana financiare.

Ndërëkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se United shpreson ta bind Pogban për rinovim./Lajmi.net/