Real Madrid rivalizon Liverpoolin – në 2023 synohet Bellingham

Jude Bellingham ka filluar qysh tani të marrë vëmendjen e gjigantëve të Evropës.

Sport

31/03/2022 12:04

Ylli anglez ka bërë shumë mirë me skuadrën e Dortmund, duke fituar ftesë edhe te kombëtarja e Anglisë.

Dje raportohej se Liverpool kanë vënë objektivin te lojtari dhe në vitin 2023 duan të kompletojnë transferimin e tij.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Real Madrid është skuadra që do të futet në garë për kartonin e tij, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se kush do të sigurojë shërbimet e lojtarit anglez.

Deri më tani një gjë është e ditur; Dortmund nuk e lëshon lojtarin para vitit 2023. /Lajmi.net/