Real Madrid refuzoi ofertën prej 135 milionë euro për Vinicius Junior

Real Madridi nuk kanë ndërmend të shesin lojtarin e tyre, Vinicius Jr. Anësori brazilian është një ndër lojtarët kyç të skuadrës mbretërore, andaj një largim i tij nuk pritet të ndodhë. Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2024, dhe ende nuk ka rinovuar, kjo ka bërë që ekipet të monitorojnë atë. Sipas një…

Sport

12/02/2023 14:36

Real Madridi nuk kanë ndërmend të shesin lojtarin e tyre, Vinicius Jr.

Anësori brazilian është një ndër lojtarët kyç të skuadrës mbretërore, andaj një largim i tij nuk pritet të ndodhë.

Ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2024, dhe ende nuk ka rinovuar, kjo ka bërë që ekipet të monitorojnë atë.

Sipas një raporti nga ‘El Nacional’, PSG ofroi 135 milionë euro për të nënshkruar me Vinicius Junior nga Real Madrid, i cili është refuzuar.

Raporti pretendon se Vini. Jr. “nuk është në shitje” në asnjë rrethanë, por një marrëveshje e mundshme shkëmbimi Vinicius-Mbappe mund të jetë në kartat e fundit./Lajmi.net/