Real Madrid publikon listën për ndeshjen ndaj PSG-së

Real Madrid nesër do zhvillojë ndeshjen kthyese kundër PSG-së, në kuadër të ndeshjes kthyese së raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/03/2022 16:29

Pas fitores bindëse ndaj Real Sociedad, “Los Blancos” më të motivuar do mundohen të përmbysin edhe gjigantin francez, që i mposhti në “Parkun e Princave” me rezultat 0:1, përcjellë lajmi.net.

Real Madrid tani ka bërë publike listën e futbollistëve, ku janë të gjithë të ftuar, përpos Casemiros dhe Ferland Mendy që janë të suspenduar.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo

Mesfushorë: Kroos, Modric, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano.

Ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/