Real Madrid publikon listën për ndeshjen ndaj Bilbaos, rikthehen Rodrygo dhe Hazard

Real Madrid ka bërë publike listën e të ftuarve për ndeshjen e radhës ndaj Athletic Bilbao.

Sport

30/11/2021 14:22

Gjiganti madrilen do kërkojë vetëm pikët e plota si vendas i Bilbaos dhe janë më të motivuar se kurrë, duke marrë parasysh fitoren e vonshme ndaj Sevillas, transmeton lajmi.net.

Në listën e Carlo Ancelottit për ndeshjen e radhës, vërëhet rikthimi i dyshes Eden Hazard dhe Rodrygo, derisa mungojnë futbollistët e tjerë si Dani Ceballos dhe Gareth Bale.

Lista e plotë:

Portierë: Curtois, Lunin, Fuidias

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vincius, Rodrygo, Mariano.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net