Real Madrid prezanton Konaten: Shumë i lumtur që jam këtu
Disa ditë pasi kishte zbarkuar në kryeqytetin spanjoll, Reali i Madridit e ka prezantuar futbollistin francez, Ibrahima Konate. Mbrojtësi është transferuar në gjigantin spanjoll si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin dhe atë kishte refuzuar ta renovonte. Ish-futbollisti i Leipzigut do të bartë fanellën me numrin 16-të në klubin mbretëror. Konate…
Sport
Disa ditë pasi kishte zbarkuar në kryeqytetin spanjoll, Reali i Madridit e ka prezantuar futbollistin francez, Ibrahima Konate.
Mbrojtësi është transferuar në gjigantin spanjoll si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin dhe atë kishte refuzuar ta renovonte.
Ish-futbollisti i Leipzigut do të bartë fanellën me numrin 16-të në klubin mbretëror.
Konate është shprehur i lumtur për mundësinë që do të luajë në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu”.
“Përshëndetje madrilenë! Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj t’ju shoh së shpejti në Bernabeu. Hala Madrid!”, ka thënë Konate me rastin e prezantimit te Reali i Madridit.
