Real Madrid po mendon ta rikthejë Jose Mourinhon

Trajneri portugez Jose Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen e afërt për të qenë pasuesi afatgjatë i Xabi Alonsos. Gazetari i mediumit COPE, Alfredo Relano, pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po mendon të rikthejë Mourinhon, ndërsa kritikon emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner i ri pas shkarkimit të Alonsos.…

Sport

14/01/2026 16:05

Trajneri portugez Jose Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi në të ardhmen e afërt për të qenë pasuesi afatgjatë i Xabi Alonsos.

Gazetari i mediumit COPE, Alfredo Relano, pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po mendon të rikthejë Mourinhon, ndërsa kritikon emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner i ri pas shkarkimit të Alonsos.

“Florentino nuk është më njeriu që ishte dikur; kohët e fundit, ai ka humbur çdo penallti. Opinioni publik ishte qartësisht më shumë në anën e Xabi Alonsos. Ne kemi parë gjithçka që ka ndodhur drejtpërdrejt, përfshirë edhe përvojën e tij të hidhur”, ka thënë fillimisht Relano.

“Arbeloa nuk është një figurë që frymëzon askënd. Qëllimi i tij përfundimtar është ta rikthejë Mourinhon. Ai aktualisht po shkakton trazira te Benfica, pikërisht që ta shkarkojnë”.

“Mourinho ishte i vetmi me të cilin Florentino Perez ka qenë i kënaqur. Nuk do të habitem aspak nëse ai do ta sillte përsëri”, përfundoi gazetari i njohur.