Real Madrid po e monitoron sulmuesin e Napoli, Victor Osimhen

Victor Osimhen është në radarin e skuadrës së Real Madrid. Skuadra e Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi dhe ylli nigerian duket të jetë në listën e dëshirave të tyre. Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Real Madrid po synojnë një lëvizje me shumë para, për Osimhen, përcjell lajmi.net. Lojtari po përcillet nga një formë…

Sport

09/11/2022 14:31

Victor Osimhen është në radarin e skuadrës së Real Madrid.

Skuadra e Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi dhe ylli nigerian duket të jetë në listën e dëshirave të tyre.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Real Madrid po synojnë një lëvizje me shumë para, për Osimhen, përcjell lajmi.net.

Lojtari po përcillet nga një formë e mirë edhe këtë sezon. Ai ka shënuar tetë gola këtë edicion.

23-vjeçari pritet të kap shifër dyshifrore në gola edhe këtë edicion, sikur edicionin e kaluar.

Real Madrid pritet ta kenë lojtarin si prioritet, pasi kanë hequr dorë nga Kylian Mbappe. /Lajmi.net/