Real Madrid – Paris Saint-Germain, ja çfarë thotë Zidane
Zinedine Zidane është optimist para duelit në Santiago Bernabeu ndaj Paris Saint-Germain.
Sport
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se mirëpret ndeshjet e mëdha si ajo e së mërkurës ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.
Strategu i “Los Blancos” është optimist para duelit në Santiago Bernabeu.
“Jam shumë i kënaqur me këtë lloj të ndeshjeve. Tani nuk kam presion të veçantë, jemi duke u përgatitur për nesër si gjithmonë”, u shpreh ai në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.
“Gjithmonë është njësoj dhe jemi mësuar, duhet ta shfrytëzojmë”, theksoi Zidane. /Lajmi.net/