Real Madrid në finale të Superkupës së Spanjës, do të sfidojë Barcelonën

Real Madrid është skuadra e dytë që siguron vendin në finalen e Superkupës së Spanjës, pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid, në gjysmëfinalen e zhvilluar në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabinë Saudite. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Real Madrid kaloi shpejt në avantazh. Federico Valverde shënoi një…

Sport

08/01/2026 22:03

Real Madrid është skuadra e dytë që siguron vendin në finalen e Superkupës së Spanjës, pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid, në gjysmëfinalen e zhvilluar në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabinë Saudite.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Real Madrid kaloi shpejt në avantazh. Federico Valverde shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në minutën e dytë, duke i dhënë skuadrës epërsinë e hershme, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi brazilian, Rodrygo, dyfishoi rezultatin në minutën e 55-të, duke dukur se fitorja ishte e sigurt. Atletico reagoi shpejt, dhe Alexander Sorloth shkurtoi diferencën vetëm katër minuta më vonë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin.

Me këtë rezultat, Real Madrid avancoi në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të përballet me rivalin historik, Barcelonën. Ndeshja finale është caktuar për ditën e diel, më 11 janar, dhe pritet të jetë një përballje emocionuese mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll./lajmi.net/