Real Madrid mund ta transferojë Vardyn
Real Madrid janë të interesuar për ta transferuar sulmuesin e Leicester, Jamie Vardy, në afatin kalimtar të janarit.

Sport
Sipas raporteve në Spanjë, ‘Los Blancos’, janë duke e konsideruar transferimin e Vardyt, për ta shtuar konkurencën për Benzeman.
28 vjeçari është futbollisti me formën më të lartë në Premier Ligë, pasi ka shënuar 10 gola në po aq ndeshje të zhvilluara.
Real Madrid gjithashtu e dëshirojnë sulmuesin, pasi ai nuk ka luajtur në garat europiane, kështu ata mund ta regjistrojnë në Ligën e Kampionëve, transmeton Metro nga Fichajes.