Real Madrid merr vendim, këta dy lojtarë do të jenë në treg verën që po vjen
Gazeta e përditshme spanjolle MARCA, ka raportuar se dy lojtarët e Real Madrid, mbrojtësi Eder Militao dhe sulmuesi Vinicius Junior do të vendosën në listën e shitjeve në afatin kalimtar të verës.
Sport
Zinedine Zidane nuk duket të jetë i kënaqur me dyshen dhe si rezultat i kësaj largimi i tyre nga klubi është shumë i mundshëm.
Vinicius ka marrë kritika të shumta pas eliminimit nga Copa del Rey, ku ai humbi një rast shumë të mirë dhe gjithashtu ishte fajtor në golin e shënuar nga Alcoyano, shkruan lajmi.net.
Njëra ndër arsyet kryesore pse Los Blancos do të vendosin këta dy lojtarë në shitje, është edhe rritja e buxhetit financiar për mëkato.
Njëri ndër objektivat kryesore të presidentit Florentino Perez ka qenë Kylian Mbappe dhe shitja e tyre mund të lidhet me transferimin e tij./Lajmi.net/