Real Madrid merr një shtysë në garë për Bellingham – favorizohet nga afrimi i Liverpool me Enzo Fernandez

Janë rikthyer shpresat te Real Madrid, për një nënshkrim të mundshëm me Jude Bellingham. Ylli në rritje i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Real Madrid e Liverpool, përcjell lajmi.net. Megjithatë, raportimet e fundit që e lidhin Liverpool me një transferim të Enzo Fernandez, i kanë…

Sport

14/12/2022 11:40

Janë rikthyer shpresat te Real Madrid, për një nënshkrim të mundshëm me Jude Bellingham.

Ylli në rritje i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Real Madrid e Liverpool, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, raportimet e fundit që e lidhin Liverpool me një transferim të Enzo Fernandez, i kanë dhënë energji pozitive ‘Los Blancos’.

‘Marca’ bën të ditur se Reali janë të bindur që Liverpool s’mund t’i transferojë të dy lojtarët njëherazi.

Kësisoj, Reali do ta kthejë fokusin e merkatos kah mesfushori i Borussia Dortmund, Bellingham.

Dortmund, duke folur për Bellingham, patën deklaruar se nuk do ta pengojnë lojtarin, nëse ndonjë klub plotëson ofertën me çmimin që ka vendosur skuadra. /Lajmi.net/