Real Madrid mbetet pa asgjë, Mbappe qëndron te PSG

Real Madrid mesa duket këtë verë do mbetet pa yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

18/08/2021 08:21

Francezi që disa vite është ‘shënjestër’ e “Los Blancos”, ndërsa i skadon kontrata vitin tjetër dhe Reali shpresonte se do arrinte ta transferonte këtë afat veror, transmeton lajmi.net.

PSG nuk ka arritur ta bind Mbappe për rinovimin e kontratës dhe tani lojtari ka hyrë në vitin e fundit.

Kjo nënkupton se PSG ose do detyrohet ta shesë këtë verë, ose të rrezikojë ta humbas falas verën tjetër.

Sidoqoftë, sipas El Larguero, drejtori i “Parisienëve”, Leonardo ka informuar dhomën e zhveshjes së PSG-së që Mbappe do qëndrojë.

Gjithashtu thuhet se edhe francezi iu ka treguar miqve të ngushtëqë do qëndrojë edhe një vit, por Reali mbetet prioritet.

Kjo nënkupton se PSG do provojë tërë vitin t’ia rinovojë kontratën dhe nëse nuk ia del, atëherë Mbappe verën tjetër do jetë ‘Galaktiku’ i radhës./Lajmi.net/