Real Madrid – Manchester City, dy skuadrat me mungesa të mëdha në mbrojtje
Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn të martën në mbrëmje nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve. Los Blancos janë pa Eder Militaon që është pezulluar, i cili ka qenë mbrojtësi i tyre më i mirë këtë sezon deri në javët e…
Sport
Real Madridi do të përballet me Manchester Cityn të martën në mbrëmje nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së shumëpritur të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos janë pa Eder Militaon që është pezulluar, i cili ka qenë mbrojtësi i tyre më i mirë këtë sezon deri në javët e fundit, por është përfshirë nga një sërë gabimesh.
Ferland Mendy dhe Dani Ceballos do të mungojnë në ndeshje për shkak të lëndimit.
“Marca” beson se Antonio Rudiger do të jetë partneri i David Alaba në vend të Militao dhe se Eduardo Camavinga do të vazhdojë në rolin e tij të improvizuar të mbrojtësit të majtë.
Dje Carlo Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Luka Modriq do të rikthehet në formacionin fillestar, me Rodrygo Goes gjithashtu që do të vazhdojë.
Manchester City është pa Nathan Ake për ndeshjen, me Manuel Akanji zëvendësuesin e tij.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Etihad” në Manchester.
Skuadra që fiton me rezultat të përgjithshëm nga dyja takimet luan në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal Milan – Inter./Lajmi.net/