Real Madrid konsideron rikthimin e Reguilon

Real Madrid është i interesuar për të rikthyer në skuadër mbrojtësin Sergio Reguilon verën tjetër, mirëpo duan ta zbresin vlerën në klauzolën e riblerjes nga Tottenham.

Sport

13/10/2021 09:00

Duke mos pasur minutazhë nën Zidane, mbrojtësi u lejua të transferohej te Spurs para 13 muajve, aty ku është titullar i padiskutueshëm, transmeton lajmi.net.

24-vjeçari ka shkëlqyer në Premierligë, aty ku ka bërë 45 paraqitje në të gjitha garat.

Sipas Defensa Central, “Los Blancos” janë duke konsideruar ta rikthejnë spanjollin në afatin kalimtar veror të ardhshëm.

Por, shpresojnë që ta zbresin klauzolën e riblerjes nga 40 milionë euro në 33 milionë euro, kërkesë që pritet të mos pranohet nga presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy.

Ndërkohë, skuadra madrilene ka të drejtë të aktivizojë klauzolën vetëm edhe një ose dy vite./Lajmi.net/