Real Madrid ka një lajm të keq për Ronaldon
“Mundo Deportivo” raporton se Real Madrid nuk do t’ia paguajë 40 milionë eurot e kërkuara Ronaldos, për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub.

Sport
Real Madrid ka dëshpëruar sulmuesin kryesor, Cristiano Ronaldo.
Klubi madrilen nuk do t’ia plotësojë dëshirën yllit portugez në lidhje me kërkesën financiare për kontratë të re në Santiago Bernabeu.
“Mundo Deportivo” raporton se Real Madrid nuk do t’ia paguajë 40 milionë eurot e kërkuara Ronaldos, për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub, përcjell “lajmi.net”.
Lajmi ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth largimit të Ronaldos nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/