Real Madrid interesohet për Depay
Memphis Depay mund ta përfundojë aventurën e tij me Manchester United pas vetëm një sezoni.

Sport
Real Madrid kanë shprehur interesim për anësorin holandez, transmeton AS nga mediet angleze.
Sipas gazetës spanjolle, Depay po shihet si zëvendësues i mundshëm i Cristiano Ronaldos, madje ai tashmë e bartë edhe fanelën me numrin 7 te United.
Disa medie të tjera shkruajnë se Depay mund të vijë në Madrid në rast se Isco largohet nga ‘Los Blancos’, në drejtim të Premier Ligës.