Real Madrid i vendos çmimin Odegaardit

E ardhmja e Martin Odegaard në Madrid nuk duket e sigurtë.

Sport

30/07/2021 22:38

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid është e hapur për shitjen e Odegaard gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Gjiganti spanjoll po kërkon të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre.

Mesfushori, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Arsenali ku ka lënë përshtypje me paraqitjet e tij të mira.

‘Topçinjtë’ dëshirojnë ta kenë atë sërish në ekip por “Los Blancos” kanë refuzuar ofertat në huazim pasi kërkojnë shitjen përfundimtare. /Lajmi.net/