Real Madrid duhet të paguajnë 70 milionë euro për Heung-Min Son

Real Madrid kohëve të fundit janë duke u lidhur me transferimin e mundshëm të Heung-Min Son. Tottenham Hotspur dhe jug-koreani janë pjesë e spekulimeve që lidhen me Real Madrid, si skuadër e interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit. Raportime të ‘Fichajes’ thonë se Tottenham nuk do ta lëshojë kartonin e yllit të skuadrës, pa pranuar së…

Sport

01/11/2022 11:29

Real Madrid kohëve të fundit janë duke u lidhur me transferimin e mundshëm të Heung-Min Son.

Tottenham Hotspur dhe jug-koreani janë pjesë e spekulimeve që lidhen me Real Madrid, si skuadër e interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit.

Raportime të ‘Fichajes’ thonë se Tottenham nuk do ta lëshojë kartonin e yllit të skuadrës, pa pranuar së paku 70 milionë euro, përcjell lajmi.net.

‘Los Blancos’ tashmë kanë një çmim bazë në të cilin mund t’i bazojnë negociatat e tyre me Spurs.

Mbetet të shihet nëse Florentino Perez do të jetë gati të shqyrtojë nisjen e një oferte të tillë ose jo. /Lajmi.net/