Real Madrid do t’i lirojë tre lojtarë për të nënshkruar me Pogba, Goretzka dhe Rudiger

Real Madrid këtë verë nuk ka bërë ndonjë transferim, përpos David Alaba nga Bayern Munich.

Sport

19/08/2021 08:59

Sipas Diario AS, transferimi i austriakut si agjent i lirë ishte një ndër lëvizjet më të mençura, transmeton lajmi.net.

Real Madrid do provojë edhe disa transferime të lira, duke mos shpenzuar në transferime dhe në këmbim do t’iu ofrojë para të shumta.

Deri më tani, yjet si Paul Pogba, Leon Goretzka dhe Antonio Rudiger që janë agjentë të lirë, se bashku me më të kërkuarin, Kylian Mbappe.

Thuhet se “Los Blancos” do shpenzojnë para vetëm në yjet si Mbappe dhe Haaland, për ndryshe do presin derisa transferimet e reja të jenë agjentë të lirë.

Për të bërë këtë, Reali do largojë yjet si Gareth Bale, Isco dhe Marcelo.

Të tre lojtarët që paguhen shumë do jenë pa kontratë verën e ardhshme dhe klubi spanjoll nuk do t’ia rinovojë kontratat.

Kështu, Reali do fitonte rreth 76 milionë euro vetëm nga paratë, që do ishte e mjaftueshme për të paguar klauzolën e lirimit të Haaland, në rast që ky i fundit zgjedhë kalimin te “Galaktikët”./Lajmi.net/