Real Madrid dhe Man City po fitojnë, Dortmund e Liverpool në ‘gjumë’

Ekipet favorite në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, Manchester City (1-0 ndaj Borussia Dortmund) dhe Real Madrid (2-0 ndaj Liverpool) janë duke fituar.

Sport

06/04/2021 21:47

Real Madrid po tregon se pamarrë parasysh forma aktuale e tyre, janë të gatshëm gjithmonë të japin magji në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Ata po fitojnë me rezultat 2-0 pas golave të shënuar nga Vinicius Junior 27′ dhe Marco Asensio 36.

Në anën tjetër, Manchester City është duke fituar me rezultat minimal, 1-0, ndaj Borussia Dortmund.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola, ka arritur të kalojë në epërsi pas golit të shënuar nga Kevin de Bruyne./Lajmi.net/