Real Madrid dëshiron klauzolë riblerje nëse Odegaard largohet

Real Madrid raportohet se dëshiron klauzolë riblerje në çdo marrëveshje që do përfshihet mesfushori Martin Odegaard.

Sport

03/08/2021 21:43

22-vjeçari ishte huazim te Arsenal edicionin e kaluar dhe trajneri Mikel Arteta e do sërish në skuadër norvegjezin, transmeton lajmi.net.

Largimi nga Real Madrid është i mundur ngase trajneri Carlo Ancelotti i ka thënë mesfushorit se nuk e ka të garantuar vendin në formacionin bazë.

Odegaard tani është duke konsideruar opsionet dhe i hapur për rikthimin në Arsenal, edhe pse klubi anglez nuk do merr pjesë në garat evropiane për herë të parë në 25 vitet e fundit.

Sipas Mirror, Real Madrid do pranojë shitjen në vlerë 50 milionë euro, por insistojnë se në marrëveshje të këtë klauzolë të riblerjes në të ardhmen.

Odegaard edicionin e kaluar zhvilloi 20 paraqitje për “Topçinjtë” duke shënuar dy gola dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/