Real Madrid arrin marrëveshje me Alaban, lojtari do nënshkruajë kontratë katërvjeçare

Real Madridi ka siguruar transferimin e parë për afatin veror që hapet në qershor.

Sport

19/01/2021 08:06

“Galaktikët” kanë arritur marrëveshje për të transferuar si agjent të lirë yllin e Bayern Munichut, David Alaba që luan në dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë, transmeton lajmi.net.

Top klubet evropiane si Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe PSG ishin në garë për austriakun, por Reali ishte skuadra më e shpejtë në garë.

Pos kësaj, Alaba gjithmonë ka ëndërruar që të luajë në fanellën e “Los Blancos”, andaj negociatat mes dy palëve u arritën shumë shpejtë.

Alaba ka arritur marrëveshje katërvjeçare me pagë prej 11 milionë euro dhe sipas Marca edhe ka kryer testet mjekësore për klubin e ri. /Lajmi.net/