Real, formacioni më i shtrenjtë në histori

Real Madrid e nisi duelin kundër Sevillas në Superkupën e Evropës me formacionin bazë më të shtrenjtë në histori të futbollit, të përbërë nga dy përforcime të reja, Toni Kroos e James Rodriguez.

Sport

12/08/2014 21:57

Përforcimet e reja James Rodriguez e Toni Kroos janë inkuadruar në formacionin bazë të Real Madridit për ndeshjen kundër Sevillas, në kuadër të Superkupës së Evropës.

Ata janë në ekipin e parë së bashku me super yjet e tjerë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Luka Modric e Karim Benzema.

Përbërja e parë e skuadrës së Carlo Ancelottit vlen 458.5 milionë euro, ekipi më i shtrenjtë deri më sot, në histori të futbollit.