Reagon Shtëpia e Bardhë: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e obligimeve

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë mirëpritur sot pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt. “Ne mirëpresim marrëveshjen e…

Lajme

19/03/2023 16:25

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë mirëpritur sot pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja. Mbështesim nga SHBA-ja normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur”,theksoi Watson./Lajmi.net/