Reagon këngëtarja shqiptare: “Lërjani Kosovës dialektin e saj, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharak!” (Foto)

Kohët e fundit është kthyer në modë, që këngëtarë shqiptarë si ata të Kosovës ashtu edhe ata të Shqipërisë, shkruajnë tekste në gegërisht, duke e kthyer këtë në ‘trendin’ e fundit.

ShowBiz

10/10/2016 10:26

Mirëpo jo rrallë herë na ndodh të kuptojmë se disa këngëtarë ngjajnë mjaft të shtirur kur këndojnë në dialektin kosovar, thjesht sepse kjo nuk është natyrale për ata.

Të njëjtën gjë, ka vendosur ta shprehë hapur Irma Libohova, këngëtarja e mirënjohur e skenave shqiptare. Në Instagram ajo ka postuar një poster i cili thotë: “Këngëtarë të Shqipërisë, këndoni shqip. Lërjani Kosovës dialektin e saj, bëhuni origjinal, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharak!”

Në postim, duket që Irma nuk ka asgjë kundra këngëve dhe këngëtarëve të Kosovës, ajo thjesht nuk pëlqen mënyrën se si disa këngëtarë shqiptarë përpiqen të këndojnë në këtë mënyrë vetëm për tu bërë më “trendy”. /Blitz.al/