Reagon FOX: DiCaprio nuk është dhunuar nga ariu (VIDEO)
Studio filmike 'Fox' ka reaguar për atë çfarë është shkruar sot në internet.

ShowBiz
Gjatë gjithë ditës së sotme është shkruar se në filmin ‘The Revenant’, është një skenë ku Hugh Glass, i luajtur nga Leonardo DiCpario, është dhunuar nga një ari.
FOX tani ka reaguar, duke thënë se asnjë skenë në film nuk paraqet ndonjë dhunim, por është arusha e cila e sulmon DiCaprion pasi ajo ka mbrojtur territorin e vet, transmeton lajmi.net.
‘The Revenant’ është filmi më i përfolur kohët e fundit i cili në ditën e 25 dhjetorit do të fillojë të shfaqet në disa kinema të limituara ndërsa në gjithë botën shfaqja do të fillojnë më 8 janar të vitit të ardhshëm./lajmi.net
