Reagon Fifi pas kritikave për Enver Petrovcin: E drejta e lirë e fjalës, qetësohuni

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka reaguar pas deklaratave të Enver Petrovcit për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktori ishte shprehur “Pa luftë këta askush s’kishin qenë, mësues e badigarda”, kjo deklaratë ka nxit shumë reagime. Fifi për dallim të shumë fytyrave publike, i ka dal në krah aktorit, duke e…

ShowBiz

28/03/2024 15:52

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka reaguar pas deklaratave të Enver Petrovcit për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktori ishte shprehur “Pa luftë këta askush s’kishin qenë, mësues e badigarda”, kjo deklaratë ka nxit shumë reagime.

Fifi për dallim të shumë fytyrave publike, i ka dal në krah aktorit, duke e mbrojtur atë, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, shteti i Kosovës është vend demokratik që garanton të drejtën e fjalës për secilin.

“O Allah, goxha si shumë po mundohem me u mbajt mos me fol, por nganjëherë po më shpërthen kur po i dëgjoj disa njerëz duke folur shumë bre po më dhemb koka. Mo bre, mos folni palidhje. Mo bre.

A e di çka po shqetëson, nuk po më shqetëson që po dalin po flasin, sa po më shqetëson që mundohen me i denigru disa fytyra publike, disa njerëz të artit e kulturës që kanë dhënë shumë për teatrin dhe për filmin, sidomos në Kosovë.

Edhe dalin duke fyer, thuj ti çfarë bëri. Jemi në një shtet demokratik, kemi të drejtën e fjalës, secili mund të flasim çfarë të duam neve apo nuk është kjo demokracia. E drejta e lirë e fjalës, qetësohuni, qetësohuni.

A e dini cila është pjesë më e rëndësishme e kësaj historie që veç kur të vdesin njerëzit e kulturës, artistët, si në Kosovë si në Shqipëri e më gjerë këta marrin edhe publikojnë statusa pusho në paqe o kolosi i artit shqiptar, pusho në paqe se na iku edhe një gjerdan i artit tonë, bollni më se na keni shpif, nuk keni haber për asgjë veç dilni folni palidhje, jo po i ka marrë kaq pare, i ka meritu biles edhe më shumë se ka dhënë, ka dhënë për artin, për kulturën për gjithçka. është Enver Petrovci.

Kur ai ka luajtur ti ke qenë në barkun e nënës”, ky ishte reagimi i saj i plotë në një ‘InstaStory’./Lajmi.net/