Reagon drejtoria e shkollës “Skënder Luarasi” në Suharekë pas zjarrit: Nxënësit janë evakuuar me kohë dhe janë jashtë çdo rreziku

Drejtoria e shkollës teknike në Suharekë “Skënder Luarasi”,  është deklaruar në lidhje me zjarrin që është shkaktuar sot. Përmes një njoftimi në Facebook, nga kjo shkollë kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet të cilat bënë që të ketë zjarr në pullaz të shkollës. Teksa njoftuan se të gjithë nxënsësit janë evakuuar me kohë dhe…

Lajme

14/05/2025 18:06

Drejtoria e shkollës teknike në Suharekë “Skënder Luarasi”,  është deklaruar në lidhje me zjarrin që është shkaktuar sot.

Përmes një njoftimi në Facebook, nga kjo shkollë kanë thënë se ende nuk dihen shkaqet të cilat bënë që të ketë zjarr në pullaz të shkollës.

Teksa njoftuan se të gjithë nxënsësit janë evakuuar me kohë dhe janë jashtë çdo rreziku.

“Për shkaqe ende të panjohura, sot pasdite, në pullazin e aneksit të shkollës ka rënë zjarr. Falë reagimit të shpejtë, zjarri është lokalizuar me sukses dhe situata është vënë nën kontroll. Nxënësit janë evakuuar me kohë dhe janë jashtë çdo rreziku. Mësimi do të vazhdojë normalisht sipas kalendarit shkollor. Një falenderim i veçant për reagimin e shpejt të zjarrfikësve të qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e shkollës. /Lajmi.net/