Reagon Behramaj pas ndërprerjes së rinumërimit të votave në Mitrovicë: Prokurori të ndërrohet urgjentisht është dërguar pr t’ua shpëtuar skandalin LVV-së

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë të Jugut. Behramaj, ka thënë se pas dyshimeve për manipulim votash në këtë komunë ku fitues doli Faton Peci, nga LVV-ja, tashmë në QKN, ku edhe është pezulluar puna ka arritur një prokuror për të cilin Behramaj pretendon se është…

Lajme

10/11/2025 21:10

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mitrovicë të Jugut.

Behramaj, ka thënë se pas dyshimeve për manipulim votash në këtë komunë ku fitues doli Faton Peci, nga LVV-ja, tashmë në QKN, ku edhe është pezulluar puna ka arritur një prokuror për të cilin Behramaj pretendon se është djali i Enver Peci.

Ai tutje ka kërkuar që prokuroria ta ndërroj urgjentisht të njëjtin. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Një prokuror Pec, djalin e servilit Enver Peci që ky pushtet e bëri gjyqtar të Kushtetueses, e paskan dërguar për t’ua shpëtuar skandalin e

manipulimeve zgjedhore në Mitrovicë. Ai i paska nxjerrë jashtë komisionerët. Për shkak të lidhjeve që ka me Faton Pecin, prokuroria urgjentisht duhet ta ndërrojë. Në Mitrovicë duhet të shtohet vëmendja e organizatave, mediave dhe institucioneve, nëse dëshironi ta kuptoni se çfarë ka ndodhur me të vërtetë aty.