Reagon Bardhi pas deklaratave të Sarës për Kiarën: Ndaluni me lajme, jeni duke i lënduar të gjitha palët

Këngëtari Bardhi, ka reaguar pas aludimeve që janë dukë qarkulluar në rrjet për Sara Gjordenin. Nga profili i Sarës, që sipas Bardhit ajo nuk ka qasje në ‘Instagram’, janë shfaqur disa deklarata të Sarës që kanë trazuar rrjetin, shkruan lajmi.net. Nga llogaria e saj në ‘Instgram’, Sara iu ka përgjigjur një komenti të një ndjekësi…

ShowBiz

29/03/2024 16:15

Këngëtari Bardhi, ka reaguar pas aludimeve që janë dukë qarkulluar në rrjet për Sara Gjordenin.

Nga profili i Sarës, që sipas Bardhit ajo nuk ka qasje në ‘Instagram’, janë shfaqur disa deklarata të Sarës që kanë trazuar rrjetin, shkruan lajmi.net.

Nga llogaria e saj në ‘Instgram’, Sara iu ka përgjigjur një komenti të një ndjekësi të saj.

“Pse mundohesh të bëheni si çifti Luiz-Kiara, s’ju shkon fare”, ka shkruar një komentues.

“Hundën dhe buzët. Unë 3 exa, Kiara 13. Ec qarkullo”, ia ktheu Sara.

Pas kësaj, Bardhi ka reaguar nga Instagrami i tij duke thënë që nga mbrëmja e kaluar Sara nuk ka qasje në  profilin e saj dhe asnjë nga postimet nuk pasqyron mendimet e saj.

Hera e parë si Bardhi që po e bëjë një deklaratë mbi një situatë. Ju kisha lut publikut dhe medias me ndalu më lajme pa lidhje. Sara nuk ka akses në Instagramin e saj që prej mbrëmjes së djeshme dhe  deklaratave në story. E për këtë ju kisha kërkuar që deri në një lajmërim të dytë nga llogaria ime, të mos kryqëzohet e të mos bëhet lajm asnjë mesazh, like, komet ose postim nga Instagrami, Threats, Facebook apo emaili i saj zyrtar.

Jeni tu i lëndu të gjitha palët dhe deri në një moment të dytë kërkojmë mirëkuptim, ka shkruar Bardhi./Lajmi.net/