Reagon Barcelona pas vendimit të Pique për pensionim

Barcelona ka reaguar pasi Gerard Pique njoftoi pensionimin. Më anë të një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Pique njoftoi pensionimin nga futbolli. Ai fillimisht foli për periudhën e tij te Barça dhe për ëndrrat e tij, që tashmë janë realizuar. Gjithashtu qendërmbrojtësi katalanas tha se nuk do luajë në asnjë ekip pas…

Sport

03/11/2022 19:56

Barcelona ka reaguar pasi Gerard Pique njoftoi pensionimin.

Më anë të një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Pique njoftoi pensionimin nga futbolli.

Ai fillimisht foli për periudhën e tij te Barça dhe për ëndrrat e tij, që tashmë janë realizuar.

Gjithashtu qendërmbrojtësi katalanas tha se nuk do luajë në asnjë ekip pas Barcelonës, kështu duke lënë të kuptohet që do var këpucët.

Pas njoftimit nga Pique, ka reaguar edhe ekipi i Barcelonës.

“Një jetë dedikuar Barcelonës. Faleminderit, Pique”, shkroi ‘Blaugrana’ në faqen e tyre./Lajmi.net/