Reagon Abdixhiku: Të takojnë e të mashtrojnë, kjo politikë duhet të marrë fund-votuesi i LDK-së sot rri krenar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Pasi refuzoi ftesën e kreut të VV-së, Albin Kurti për t’u takuar, Abdixhiku deklaroi se në fakt këta të mashtrojnë. Duke iu referuar takimit që kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pati sot me Kurtin e më pas në seancë u propozua…

Lajme

01/05/2025 11:26

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Pasi refuzoi ftesën e kreut të VV-së, Albin Kurti për t’u takuar, Abdixhiku deklaroi se në fakt këta të mashtrojnë.

Duke iu referuar takimit që kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pati sot me Kurtin e më pas në seancë u propozua që në mënyrë të fshehtë ët zgjidhet kryetari i kuvendit, Abdixhiku tha se për këtë s’mund të kesh as takim e as mirëkuptim, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim?

Të takojnë, të mashtrojnë!

Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë.

Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!

Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!

Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!

Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë.

LDK e ka të qartë.

Prandaj është konsistente.

Para, gjatë e pas zgjedhjeve.

Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!./Lajmi.net/