Reagimi i Reusit
Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka reaguar ndaj spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij. Ai insiston se është duke menduar vetëm për sfidat që e presin me skuadrën e tij.

Sport
Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka komentuar spekulimet rreth largimit nga klubi, dhe interesimit nga shumë klube të mëdha evropiane.
Reus kërkohet nga Real Madrid, Liverpool, Arsenal e Manchester United pas spekulimeve se do të largohet nga Dortmund në fund të këtij sezoni.
Dhe, ai ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetin social Facebook për të sqaruar gjithçka.
“Përshëndetje njerëz, aktualisht është duke u folur shumë për mua dhe të ardhmes time. Ka shumë shkrime e spekulime. Për momentin shumë njerëz brengosen për mua dhe të ardhmen time, njësoj sikur unë. Një gjë është e sigurt. Sot udhëtojnë për në Munich ku synojmë të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe t’i sjellim Dortmundit tri pikë”, shkroi Reus.
“Pas kësaj, na pret një seri e ndeshjeve të vështira me Galatasarayn, Borussia Monchengladbachun, Paderbornin dhe Arsenalin. Këto dhe dy ndeshje ndërkombëtare janë gjërat që më brengosin për momentin”, përfundoi ai.