Reagimi i çuditshëm i Fabregasit
Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas tregoi se di të nxehet, por edhe ftohet shumë shpejtë duke konfrontuar yllin e Evertonit, Kevin Mirallas, para se ta rikthejë buzëqeshjen.
Sport
Shumica e futbollistëve do të hidhëroheshin shumë nëse një kundërshtar ua shkel dorën, por mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas duket se bën përjashtim.
Gjatë duelit në udhëtim te Everton, ish ylli i Barcelonës përfundoi në tokë, dhe më pas erdh Mirallas që ia shkeli dorën.
Por, edhe pse fillimisht u ngrit në këmbë në kërkim të konfrontimit të belgut, ai u ftoh menjëherë pasi që iu afrua mesfushorit të Evertonit.
Shikojeni reagimin e çuditshëm të tij.