RB Leipzig me shumë mund triumfon ndaj Manchester Cityt

RB Lepizig ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi, duke mposhtur gjigantin anglez, Manchester City.

Sport

07/12/2021 20:35

Klubi gjerman triumfoi me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Seria e golave u hap nga Dominic Szoboszlai që pas një asistimi të Laimer, arriti të tejkaloi portierin dhe pastaj të shënoi në portën e zbrazur (24′), rezultat me të cilin dy skuadrat shkuan në pushime.

Edhe në pjesën e dytë, ishte Leipzig që shënoi së pari. Përmes një aksioni të shpejtë, Forsberg asistoi për Andre Silvan, që shënoi nga afërsia (71′).

Vetëm, gjashtë minuta më vonë, Zinchenko harkoi për Mahrez, që shënoi me kokë, gol që doli të jetë i nderit për mysafirët dhe i fundit në ndeshje (77′).

Kështu, Man City e kishte të siguruar kualifikimin si lider me 12 pikë, derisa RB Leipzig do vazhdojë garat në Ligën e Evropës, pasi u rendit e treta me shtatë sosh./Lajmi.net/