Raul: Reali do të rikthehet në formë

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzalez ka kërcënuar kundërshtarët e kësaj skuadre, duke thënë se Los Blancos do të rikthehen në formë.

Sport

15/03/2015 09:51

Raul ka thënë se Reali ka kualitetin e duhur për të dalur nga kriza momentalen që e ka kapluar këtë skuadër.

“Sezoni zgjat 10 muaj. Dy muaj më parë, Real Madridi ka fituar 22 ndeshje radhazi dhe gjithkush ka folur përm këtë skuadër”, tha Raul për Grupo Dutriz.

“Tani, skuadra ka pësuar disa humbje që janë të rëndë për një klub si Reali. Sidoqoftë, edhe lojtarët edhe stafi i trajnerëve kanë kualitetin e duhur për të dalur nga kjo situatë”, përfundoi Raul.