Raul, deklaratë të papritur për Atletico Madridin

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, e ka përgëzuar Atletico Madridin për punën e madhe gjatë viteve të fundit.

Sport

05/06/2016 22:41

Sipas Raul, Atletico do ta fitojë Ligën e Kampionëve gjatë viteve të ardhshme.

“Unë pres që Atletico ta fitojë së shpejti Ligën e Kampionëve pasi që ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit”, deklaroi Raul, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gjithsesi, jam i lumtur që Reali fitoi Championsin e 11-të, trofe i cili është shumë i rëndësishëm. Gjithsesi, klubi nuk duhet ta neglizhojë La Ligan”, shtoi Raul.

Ai u shpreh në fund i lumtur për trajnerin Zinedine Zidane, i cili sipas tij është ndër më meritorët për këtë sukses të madh.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.