Rasti i Liridona Ademajt: Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe dy të akuzuarve tjerë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë edhe sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Gjatë seancës së kaluar, i akuzuari Murseli ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se personi që i kishte ndaluar kishte kërkuar vetëm sende me…
Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë edhe sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjatë seancës së kaluar, i akuzuari Murseli ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se personi që i kishte ndaluar kishte kërkuar vetëm sende me vlerë, transmeton lajmi.net.
“Njëri fëmijë ka qenë ulur mbrapa meje, tjetri pas Liridonës. Nëse më kujtohet, nuk kanë qenë të lidhur. Ata kanë dalë nga dera e njëjtë”, ka deklaruar ai para trupit gjykues.
Nga ana tjetër, edhe i akuzuari Granit Plava ka paraqitur dëshminë e tij, duke dhënë detaje për komunikimin me Murselin para dhe pas ngjarjes.
“Kemi folur përmes telefonit në WhatsApp dhe Naimi për një moment më ka shkruar: ‘Çu se u çum’. E kam parë Naimin që me veturë u nis poshtë… nuk kam bërë as 10 minuta rrugë, më ka thirrur në telefon duke më thënë: ‘Ku je, ku je?’… Pas dy-tre minutash ka ardhur Naimi… sapo e ka parë veturën time u ndal te unë dhe shpejt ma ka hedhur armën duke thënë ‘Ik, zhduku’. Unë e kam dëgjuar krismën”, ka thënë Plava.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi”, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj.
Seanca e radhës pritet të nisë nga ora 09:30, ndërsa procesi gjyqësor është në vazhdim./lajmi.net/