Rasti “Banjska”, tre të akuzuarit sërish sot para trupit gjykues

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot do të vazhdojë seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”. Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin sërish para trupit me fillim nga ora 09:30. Ata, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së…

Lajme

27/10/2025 08:39

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot do të vazhdojë seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të dalin sërish para trupit me fillim nga ora 09:30.

Ata, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.