​Rastet e fotografimit të votave në Fushë Kosovë, Bogujevci jep detaje

Dy raste të fotografimit të votës janë regjistruar në qendrën e votimit “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, dhe dy persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Menaxherja e kësaj qendre, Shkurte Bogujevci ka thënë se rasti i parë i fotografimit të votës ka ndodhur rreth orës 8:30 dhe i dyti në…

Lajme

09/11/2025 15:35

Dy raste të fotografimit të votës janë regjistruar në qendrën e votimit “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, dhe dy persona janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Menaxherja e kësaj qendre, Shkurte Bogujevci ka thënë se rasti i parë i fotografimit të votës ka ndodhur rreth orës 8:30 dhe i dyti në ora 10:30.

Bogujevci tregoi se edhe disa persona të moshuar kanë protestuar në shenj pakënaqësie për shkak se iu mohua e drejta për të votuar me asistencë pa diagnozë mjekësore.

“Gjithçka është në rregull për momentin nuk kemi asnjë problem kemi pas pak e shumë si një lloj protestë nga pleqtë që kanë kërkuar asistencë pa diagnozë por gjithçka ka shkuar në rregull”, tha ajo.

Persona e ndaluar janë të moshës se mesme dhe nuk i takojnë asnjë subjekti politik.

“Përveç dy rasteve që kemi pas janë lajmëruar Policia e Kosovës, prokuroria është duke u marr…të moshës së mesme kanë qenë janë zënë duke fotografuar votën dhe nga kryesuesit janë lajmëruar menjëherë tek menaxheri i qendrës dhe policia e rastit e ka marr rastin”, tha ai.

Sipas menaxher së qendrës së votimit “Daut Bovujevci” në Fushë-Kosovë deri në ora 13:00 kanë votuar 561 qytetarë nga gjithsej 4 mijë e 784 qytetarë me të drejtë vote.

“Të drejtë vote kanë 4 mijë e 784 deri ora 13:00 në bazë të statistikave 561… numri është më i vogël deri në këtë moment” tha ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se në Komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.

Në komunën e Fushës-Kosovës të drejtë vote kanë 51 mijë e 110 votues të cilët mund të votojnë në gjithsej 16 qendra votimi me gjithsej 59 vendvotime.

Në 18 komuna të Kosovës po zhvillohet rundi i dytë zgjedhor.