Rastet e dhunës në familje për 24 orët që lamë pas

Rastet e dhunës në familje në vend për fatin e keq vazhdojnë të mbeten një fenomen shqetësues. Si i tillë edhe shifrat që dita-ditës raportohen në Polici për një vend të vogël si Kosova janë goxha të larta. Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë, në vendin tonë janë raportuar pesë raste të cilësuara…

Lajme

03/01/2025 09:33

Rastet e dhunës në familje në vend për fatin e keq vazhdojnë të mbeten një fenomen shqetësues.

Si i tillë edhe shifrat që dita-ditës raportohen në Polici për një vend të vogël si Kosova janë goxha të larta.

Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë, në vendin tonë janë raportuar pesë raste të cilësuara si të tilla.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 01.01.2025 – 23:00.   Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti 02.01.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Klinë 02.01.2025 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën-djalin e tij, kishin filluar që të përleshen fizikisht në mes vete. Si pasojë e dhunës fizike, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
  • Pejë 02.01.2025 – 23:00. Dyshohet se viktima femër kosovare, është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e saj e mitur, e cila ka probleme psikike dhe është duke përdorë terapi. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Istog 02.01.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Po ashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe  pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net