Rast i rëndë në Shqipëri: Kryen vetëvrasje një i mitur në Gjirokastër, dalin detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjirokastrën, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare. Sipas burimeve të Top Channel, i riu, me inicialet V.P., dyshohet se është vetëvarur. Rreth orës 13:30, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët, por mjekët konstatuan se ai…

Lajme

20/04/2025 19:30

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjirokastrën, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare.

Sipas burimeve të Top Channel, i riu, me inicialet V.P., dyshohet se është vetëvarur.

Rreth orës 13:30, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë më herët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj tragjedie.

Të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se i riu vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor.

Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të 17-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.

Vetëm dy muaj më parë, një tjetër 17-vjeçare nga e njëjta shkollë i dha fund jetës, duke shtuar shqetësimet mbi qëndrueshmërinë emocionale në tërësi të adoleshentëve dhe problemet e shumta të patrajtuara.