​Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi reshjet e shiut do të jenë të pranishme në shumicën e ditëve, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Megjithatë gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, veçanërisht në orët e mesditës, raporton KosovaPress. E hënë Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.…

Lajme

20/04/2025 23:21

Java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi reshjet e shiut do të jenë të pranishme në shumicën e ditëve, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Megjithatë gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, veçanërisht në orët e mesditës, raporton KosovaPress.

E hënë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

E martë

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 metër për sekondë.

E mërkurë

Mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8 metër për sekondë.

E enjte

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.