Rast i rëndë në Prizren – Një person vrau veten deri sa po e provonte armën që donte ta blinte

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka humbur jetën. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar, ia kanë dhënë armën një 27 vjeçari për t’ia shitur. Ky i fundit, sapo e ka marrë armën ka shkrepur në drejtim të vetes dhe për…

Lajme

11/05/2025 21:32

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka humbur jetën.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar, ia kanë dhënë armën një 27 vjeçari për t’ia shitur.

Ky i fundit, sapo e ka marrë armën ka shkrepur në drejtim të vetes dhe për pasojë ka vdekur.

Konfirmimi i plotë i Policisë në Prizren: 

Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë-  viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së  tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML.